AKTUALITET, 28 Janar 2025, 10:30

Aksi Tiranë-Durrës/ Pesë automjete të përfshira në dy aksidente në autostradë, plagosen dy persona

Aksi Tiranë-Durrës/ Pesë automjete të përfshira në

Dy aksidente njëri pas tjetrit ndodhën këtë paradite në autostradë Durrës -Tiranë. Aksidenti ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit.

5 automjete u përfshinë në aksident, ndërsa dy persona raportohet të kenë mbetur të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, për rreth 1 orë autostrada është bllokuar, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.