AKTUALITET, 29 Janar 2023, 10:17

Aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë ‘pushtohet’ nga mjegulla e dendur

Aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë ‘pushtohet’ nga

Ditën e sotme disa qytete në vendin tonë janë zgjuar të mbuluar nga mjegulla.

I gjithë aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë është mbuluar nga mjegulla e dendur.

E njëjta situatë paraqitet edhe brenda qyteteve. Kjo ka bërë që drejtuesit e automjeteve të ngadalësojnë shpejtësinë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm gjatë udhëtimit.