AKTUALITET, 1 Prill 2024, 18:34

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh, Balluku: Do t’i shërbejë fluksit të turistëve

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh, Balluku: Do t’i

Aksi rrugor Orikum-Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre.

Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se problemeve me shpronësimet në zone janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.

Sipas Ministres, hapja e këtij segmenti do t’i shërbejë ndjeshëm sezonit veror. Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti publik-privat, ndërsa kosto e kontratës arrin në rreth 67.4 mln euro. Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik.