TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pastori Akil Pano ka thirrur një protestë në Sheshin Skënderbej, kundër terapisë hormonale për transgjinorët, një komunitet mjaft i vogël në Shqipëri.
Protesta e thirrur nga Pano do të zhvillohet në orën 18:00, paralel me protestën që qytetarët kanë thirrur para Kryeministrisë, kundër projektit në Zvërnec.
Pastori kundërshton aksesin e transgjnorëve në terapinë hormonale në sistemin shëndetësor publik, ndërkohë që përfaqësues të organizatave LGBT e kanë quajtur këtë "luftë me armiqtë imagjinarë".
"Ndërkohë që Akili del nëpër televizione duke pretenduar se po mbron familjen nga armiq imagjinarë, shqiptarët janë në rrugë duke mbrojtur të ardhmen e tyre, tokën, mjedisin dhe interesin publik nga oligarkët.
Me gjithë respektin për kolegët gazetarë që na kanë ftuar dhe vazhdojnë të na ftojnë në emisione për të diskutuar rreth udhëzuesit mjekësor për personat transgjinorë, mendoj se shqetësimi real i medias këto ditë duhet të jetë krimi që po ndodh në Zvërnec, si edhe kërcënimi që po i bëhet demokracisë, mjedisit dhe të ardhmes së vendit nga oligarkët, grupet e krimit të organizuar dhe politika që i mbështet apo i legjitimon.
Aksesi në shëndetësi dhe trajtimi me dinjitet i një grupi të vogël qytetarësh nuk përbën asnjë kërcënim për të mirën e përbashkët. Përkundrazi, është tregues i një shoqërie që respekton të drejtat, liritë dhe dinjitetin e secilit.
Nëse duam të flasim për rreziqet reale që prekin familjet shqiptare dhe të ardhmen e vendit, vëmendja duhet të jetë te këto probleme, jo te e drejta e disa njerëzve për të marrë kujdes shëndetësor me siguri dhe dinjitet", shkruan Xheni Karaj.