AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 16:14

Masa e sigurisë nuk është zbatuar, Ajola Xoxa u largua nga vendi

Masa e sigurisë nuk është zbatuar, Ajola Xoxa u largua nga vendi

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, nuk ndodhet në Shqipëri dhe masa e sigurisë ndaj saj, "arrest në shtëpi" nuk është zbatuar. 

Mësohet se Xoxa është larguar nga vendi, por është i paqartë destinacioni i saj final.

Raportohet se Xoxa do të rikthehet në vend dhe nuk është arratisur. 

Ditën e sotme është zbatuar masa e sigurisë "arrest me burg" për Erion Veliajn dhe për pesë biznesmenë. 

Veliaj është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.