TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij poshtë ballkonit të Sali Berishës u shpreh se Edi Rama është në fakt Edi Drama. Sipas tij, Rama përfaqëson një qeveri të kalbur.
Ilir Meta: "Ai nuk është Edi Rama, është Drama. Është drama. E them me siguri këtë dhe përfaqëson një qeveri të kalbur. Për pyetjen tuaj se kush do jetë emri i kryeministrit/kryeministres, besoj se kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka që gjërat në Shqipëri do të ndryshojnë.
Kemi qeveri që po shkatërron atdheun, po largohen shtresat më të varfëra dhe ato të mesme. Nuk ka ndonjë forcë në tokë dhe në qiell që ndërpret dashurinë time ndaj vendit. Kemi një Ramareformë dhe jam i qetë që është projekt i neveritshëm."