TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44 vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.
Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.
44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.
Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini
Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.
Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.
Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.
Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.