TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar refuzimin e Berishës dhe të PD-së për të folur për protestën e Zvërnecit, u shpreh se partia që ai drejton ka qenë në të gjitha protestat nga Thethi në Zvërnec. Ai tha se po paguan koston sepse është paditur në gjykatë nga biznesmeni Bashkim Ulaj për mbështetjen që “Mundësia” i ka dhënë protestës së pronarëve në Rjoll.
“Unë mendoj se jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Me mijëra qytetarë si rrallëherë kanë dalë të protestojnë sepse Edi Rama e trajton vendimin si mall të vetin, ia ka ndarë kujt i ka dashur qejfi. Kemi muaj që kemi qenë në krah të pronarëve, në Theth, në Rrjoll, Progradec dhe Zvërnec.
Na kanë kallëzuar në gjykatë nga oligarku Bashkim Ulaj se kemi mbrojtur qytetarët. Kanë dalë në protestë se u ka ardhur në majë të hundës.
Pamjet e dhunës në Rrjoll, pamjet e tërheqjes zvarrë në Zvërnec treguan se kupa u mbush.
Ne ishim e vetmja që ishim krah qytetarëve të Rrjolli. PD nuk ishte fare. Ne u përplasëm me një nga oligarkët më të fuqishëm që përkrahet nga PD dhe PS. Ne u përplasëm me të edhe te autostrada Thumanë-Kashar, te Unaza e Madhe.
Në çdo rast kur ka patur një abuzim, dhunë ndaj protestuesve, kur është vjedhur prona, kemi shkuar krah tyre dhe paguajmë kosto se jemi në gjyq me një oligark pse kemi dalë në krah të qytetarëve.
Në kushtet ku jemi, unë mendoj që ka ardhur momenti që ne të shikojmë para, të flasim për ata mijëra qytetarë”- tha Shehaj.