TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, në Konventën e partisë në Itali, përpara shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj tha se partia Mundësia ofron zgjidhje për shumë probleme që ka sot Shqipëria.
Shehaj tha se shqiptarët të bashkuar do ia dalin. Ai shtoi se zgjidhja e situatës kalon përmes rritjes ekonomike. “Më pak shtet, më tepër liri dhe më shumë para”, deklaroi Shehaj.
Fjala e kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehaj:
Të dashur miq, motra dhe vëllezër, të nderuar bashkatdhetarë të
ndershëm dhe punëtorë!
Dua ta theksoj, të ndershëm dhe punëtorë! Sepse unë kam jetuar
këtu, e di mirë që në Itali nuk ka kompromise, ose punon
ndershmerisht, ose nuk ja del dot!
Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që jeni këtu, ju që nuk jeni dorëzuar
kurrë, ju që keni sakrifikuar, ju që keni punuar pa u lodhur për një jetë
më të mirë.
Sot jemi këtu bashkë për një arsye të madhe, për një ëndërr të
përbashkët: një Shqipëri më të mirë per te gjithë!
Te dashur miq, do ta nis fjalen time me dicka qe e ndjej thellesisht:
UNË JAM NJË PREJ JUSH!
HISTORIA Juaj eshte HISTORIA ime,HISTORIA e miliona
shqiptareve !
Edhe unë si ju erdha në Itali i ri, pa njohur askënd, pa ditur
gjuhën, pa pasur asgjë përveç ëndrrave të mia!
Edhe unë punova, studiova, u përballa me vështirësi, por nuk
u dorëzova!
Edhe unë si ju luftova për të ndërtuar një jetë më të mirë, për
të fituar respektin e njerëzve, për të treguar se kush jemi ne
shqiptarët!
Edhe unë si ju pashë sakrificat e prindërve të mi.
E kujtoj si sot ditën kur shkova për herë të parë në shkollë, ku nuk njihja
askend, nuk kisha me asnje shok, kur ndihesha i huaj, kur në universitet
punoja dhe studioja njëkohësisht për të mos renduar familjen time.
Dhe më pas, kur u diplomova, pashe gezimin dhe krenarine ne syte e
prinderve te mi, kur kuptuan që sakrificat e tyre nuk kishin shkuar dëm!
Por shkollimi ishte vetem fillimi. Sfida e vertete filloi kur vendosa te
krijoj nje sipermarrje. Ishte endrra ime. Si shume prej jush, me shume
veshtiresi, me pune dhe me kembengulje ia dola. Arrita ate qe deshiroja.
Kjo është historia ime. Por kjo është edhe historia juaj!
Histori mundi, sakrifice, suksesi! Sepse shqiptarët nuk dorëzohen!
Sepse shqiptarët janë të zotët! Sepse,kur i jepet mundësia, shqiptarët
janë të jashtëzakonshëm !
Te dashur miq, endrra e prinderve te mi diten qe shkelem ne Itali,
ishte qe nje dite te ktheheshim ne Shqiperi. Kete enderr ata nuk e
realizuan dot, sepse veshtiresite e jetes, koha, humbja e njerezve te
afert, i largoi shume me shume se ç’ata prisnin.
Ate qe prinderit e mi nuk e bene dot, kam vendosur ta bej une. Vendosa
te kthehem ne Shqiperi per te ndjekur endrren e prinderve te mi!
Endrren qe nje dite, te gjithe te kene mundesine qe te ndertojne te
ardhmen e tyre ne Shqiperi.
Ka 34 vjet qe shqiptarët kanë qenë të detyruar të kërkojnë një të ardhme
jashtë vendit të tyre. Kjo nuk është normale! Kjo nuk është e drejtë!
Nuk mund të pranojmë më që Shqipëria të jetë një vend që prodhon
vetëm emigrantë!
Ne duhet ta ndalim këtë tragjedi kombëtare! Shqipëria duhet të bëhet
vendi i mundësive, vendi ku njerëzit kthehen, jo nga ikin. Dhe për këtë
kemi krijuar Partinë Mundësia – për të bërë realitet një Shqipëri të lirë,
një Shqipëri ku secili mund të ndërtojë fatin e tij, pa ndërhyrjen e
politikanëve të korruptuar!
Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë me ju: ata që kanë qeverisur
Shqipërinë deri tani kanë dështuar!
Dështuan sepse menduan vetëm për veten e tyre.
Dështuan sepse vodhën, sepse abuzuan, sepse shitën
Shqipërinë për interesa personale.
Dështuan sepse nuk kthyen pronen. Nuk demshperblyen te
persekutuarit. Nuk kerkuan as ndjese.
Deshtuan se nuk kanë dashur asnjëherë që vendi të bëhet si
Europa, sepse atëherë do të humbnin pushtetin e tyre të
paligjshëm!
Ata kanë luftuar për kolltuqet e tyre! Dhe tani është koha që t’i
largojmë!
Vizioni
Kemi 30 vjet qe degjojme te na thone se sa potencial ka Shqiperia, se
sa burime ka Shqiperia, se ka det, ka mal, ka minerale, ka nafte. Ne fakt
i ka te gjitha! Eshte e vertete!
Por e vertete eshte gjithashtu evertet qe pasuria me e madhe qe ka
Shqiperia jane njerzit, jeni ju, jane femijet tuaj, jane shqiptaret qe kane
nje shpirt sipermarresi. Qe kane nje vullnet te jashtzakonshem per te
fituar, per te krijuar dhe per te ndertuar.
Degjojme te na flasin per shtetin si zgjidhje te cdo problemi.
Shteti do uli cmimet sipas tyre, do fuqizoje prodhimin, do fuqizoje
bujqesine, do rrisi rrogat, do krijoje vende pune te paguara mire. Por kjo
nuk eshte e vertete!
Ky eshte thjesht nje mashtrim! Mashtrim! Mashtrim!
Injorance edhe mashtrim! Politikane te korruptuar, te pa dale edhe te
paditur!
Njerëz qe nuk dine se cfare eshte puna. Cfare do te thote te besh duar
pis me pune. Janë thjeshte te babezitur me mentalitet komunist, që
genjejne qytetaret se zgjidhjen do ta sjelli shteti. Se shteti do i beje
shqiptarët te pasur dhe te lumtur.
Te dashur miq, ne jemi nje parti e djathte. Ne besojme tek iniciativa
private, tek tregu i lire, tek liria e qytetareve perballe shtetit.
Ne mendojme se shteti eshte pengesa dhe jo zgjidhja.
Zgjidhja nuk eshte qeveria, zgjidhja jeni ju!
Qeverite kane qene fatkeqesia me e madhe e Shqiperise ne keto 30
vjet.
Ne besojme se qeveria eshte problemi i Shqiperise. Ne duam ti
heqim shqiptareve shtetin nga kurrizi.
Ne duam qe shteti te jete ne krah te atyre qe punojne, qe perpiqen, qe
mundohen tja dalin vete.
Ne duam një qeveri më të vogël dhe më efikase.
Ne nuk besojmë në një qeveri që kontrollon gjithçka, qe vendos kush
duhet tja dali dhe kush nuk duhet tja dali.
Nuk besojmë në një shtet që ndëshkon qytetarët dhe shpërblen miqtë e
pushtetit.
Nuk besojmë që Shqipëria duhet të jetë një vend ku njerëzit shohin
vetëm një alternative, emigrimin.
Më pak pushtet për qeverine dhe më shumë liri për qytetaret. Liri
për të hapur një biznes, për të zgjedhur të ardhmen.
Më pak qeveri do të thotë më pak korrupsion.
Një qeveri më e vogël do të vendosë më pak rregulla mbi bizneset, duke
nxitur inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike.
Tregu i lirë nuk është vetëm një teori ekonomike.
Tregu i lirë është liria juaj për të zgjedhur:
Ku të punoni.
Sa të fitoni.
Si të ndërtoni të ardhmen tuaj.
Ne të gjithë humbasim sa herë që qeveria zgjedh fituesin pa gare.
Ne të gjithë humbasim sa herë që qeveria ben nje pazar te fshehte me
klientet e saj, pa konkurrencë.
Ne të gjithë humbasim sa herë që qeveria mbron monopolet e
oligarkeve.
Zgjidhja kalon nepermjet rritjes ekonomike: më pak shtet, më
shumë liri, me shume para.
Ja çfarë do të bëjmë:
1. Një qeveri te pakorruptuar, më te vogël, më te thjeshtë, më
efikase!
Më pak burokraci! Më pak zyrtarë të panevojshëm dhe te
korruptuar.
Kushdo që kapet me dorën në thes, do të përfundojë aty ku e
ka vendin: para drejtësisë, jo në Parlament!
Politika nuk mund të jetë vendi ku pasurohen banditët!
2. Do hapim tregun, do te kete më shumë mundësi për biznesin
dhe për ju!
Do ta clirojme ekonomine nga pushtetaret dhe ortaket e tyre
oligarke.
Shqipëria do bëhet parajsa e sipërmarrësve, jo vendi ku
biznesi shkatërrohet nga politikanët e korruptuar!
Do luftojme dhe do zhdukim monopolet.
Nje shtet i vogel, nje qeveri e pakorruptuar dhe nje ekonomi e
hapur do te sjelli:
1. Me shume para ne xhepat e qytetareve
2. Me shume para ne arken e shtetit
3. Me shume para per sherbimet: shendetesi, arsim, pensione,
ndihme sociale, subvencione.
Boll më me mashtrime!
Nuk është e vërtetë që nuk ka zgjidhje për problemet e Shqipërisë!
Zgjidhje ka, por jo me këtë qeveri, jo me këtë sistem që mbron
oligarkët dhe i lë shqiptarët pa shpresë! Zgjidhje ka dhe ne e dimë
se si ta bëjmë!"
6
Zgjidhja eshte Liria dhe jo Shteti
Ka zgjidhje;
Për çmimet e larta: Çmimet mund të ulen duke luftuar
monopolet dhe duke garantuar konkurrencë të ndershme.
Pagat rriten duke hapur tregun dhe duke cliruar biznesin e
ndershëm nga Shteti.
Shëndetësia mund të përmirësohet duke hequr PPP-të e
korruptuara dhe duke investuar në spitale.
Pensionet rriten kur kemi një ekonomi të fortë, jo kur vjedhin
fondet publike.
Fermerët mund të ndihmohen nëse fondet shkojnë për ta, jo për
xhepat e ministrave.
E verteta eshte qe Edi Rama dhe qeveria e tij nuk punojne per ju,
nuk punojne per shqiptaret.
Ata punojnë për oligarkët e tyre, për klientët e tyre, për bizneset e
tyre!
Ne kemi treguar qe dime te gjejme zgjidhje. Kemi zgjidhur problemet
tona.
Shkurt dhe troç: Ne ja kemi dale nga hici!
Te dashur bashkatdhetar,
Rrugetimi yne nuk do te jete i lehte! Do te kerkoje pune, sakrifice
dhe kembengulje.
Por ne do ia dalim!
Do ia dalim sepse kemi të drejtë!
Do ia dalim sepse kemi një vizion të qartë!
Do ia dalim sepse shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë!
E ardhmja e Shqipërisë është në duart tuaja!
Kjo eshte koha për të ndërtuar një Shqipëri moderne!
Një Shqipëri ku ka mundesi per te gjithe.
Nje Shqiperi qe iu respekton si qytetare, iu garanton te drejtat, iu jep
mundesi te investoni, te riktheheni ne shtepine tuaj.
Nje Shqiperi ku te jetoni me dinjitet!
Te bashkuar, te forte, te vendosur, sebashku do ia dalim.
Rrofte Shqiperia!
Rrofshin shqiptaret e ndershem!