AKTUALITET, 25 Dhjetor 2024, 13:17

Afera me pronat/ Apeli i shtoi dënimin, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë

Afera me pronat/ Apeli i shtoi dënimin, arratiset ish-kreu i Bashkisë

Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur. Ai do duhej të kthehej në qeli për të vajtuar dënimin, pasi Apeli i GJKKO ia shtoi në 2 vite e 8 muaj për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.

Frrokaj nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Frrokaj u dënua për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu në tetor 2022 Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Ish kreu i bashkisë  Fran Frrokaj, u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ai u liruar para 8 muajsh pasi përfitoi nga amnistia penale.