TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Denis Dyrnjaja u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk mund të implikohet në aferën korruptive të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal, nëse këtë nuk e thonë Departamenti i Shtetit dhe nëse FBI dhe gjykata nuk e merr në hetim dhe në gjykim.
“Le ta marrim të mirëqenë që Rama është i implikuar. FBI ka arritur që të provojë deri në detaje dhënien e parave, targën e makinës, datën, orën dhe nuk paska dot mundësi që t’i përmendë Edi Ramës emrin, të paktën emrin, në raportin e saj. Ky Edi Rama që qenka i implikuar, FBI-ja që të kap deri në llastikun e mbathjeve nuk arrika që t’i provojë Edi Ramës lidhjen shkakësore që janë paratë e marra mes Agron Nezës dhe Edi Ramës dhe paskan shkuar me çanta apo me çartera. Këta paskan ardhur në Tiranë dhe i morën Ramës, ose mendim dhe para, ose vetëm mendim dhe paratë i futën nga xhepi. Kjo nuk provohet dot dhe për sa kohë nuk provohet dot, ne nuk e implikojmë dot Ramën.
Elementi ligjor është ky që nuk ka lidhje shkak-pasojë midis takimit të këtyre personave dhe pasojës korruptive mes këtyre personave që janë nën hetim. Nëse do të ishte politikisht i implikuar Rama, Departamenti Amerikan i Shtetit, se ambasadën po e implikojmë ne, se e ka futur në xhep Rama, me gjithë ambasadoren dhe i paguan verën, drekën, darkën, i jep edhe lekë, por DASH nuk mund të korruptohet që të mos thotë që Edi Rama është i implikuar në një aferë të shëmtuar, të korruptuar, politike. Nëse nuk e thotë DASH-i, nëse FBI dhe një gjykatë amerikane nuk e merr as në hetim, as në gjykim, unë nuk nuk kam mundësi ta fajësoj. Kur ta marrin ata, unë do ta bëj copë unë i pari Edi Ramën”-u shpreh Dyrnjaja.