TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të akuzës për dosjes “5D” të drejtorëve bashkiakë, veç Klodian Brahos, bëhet edhe prokurorja e posaçme Anita Jella.
Zyrtarizimi i saj u bë këtë të mërkurë në seancën e parë paraprake, e cila u paraqit krah Brahos. Seanca u shty për më datë 28 janar në orën, për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve.
Burime jo zyrtare konfirmuan se pothuajse të gjithë të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
SPAK përcolli dhjetorin e kaluar kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve, ndërsa njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake.