AKTUALITET, 12 Mars 2026, 22:03

"Absurde!"/ Bushati debat me Bidon: E pikturoni SPAK si institucion që i duhen vënë minat, tani thua nuk kemi përplasje me SPAK!

"Absurde!"/ Bushati debat me Bidon: E pikturoni SPAK si institucion

Analisti Andi Bushati ka debatuar me deputetin e PS-së, Ardit Bido, për qëndrimin që PS ka për SPAK, të cilin tani e pikturon si institucion represiv, por nga ana tjetër, përpiqen të mos duket se ka një përplasje mes tyre dhe SPAK. 

Debati: 

Andi Bushati: Ja po them si ty, SPAK bëri gabim. Ju për SPAK thoni, Ballukut i ka bërë gjyq publik, prandaj Rama merret me ato 16 mijë faqe, se siç i kishte thënë Ulsiut një ish pedagog, kur jep shumë faqe s’ke fakte, pastaj SPAK është represiv, SPAK të paraburgos kot dhe pa gjyq. Atëherë për këto i jap të drejtë, por po thamë këto, nuk mund të themi jemi në paqe me SPAK. Nëse është ky vizatimi juaj për SPAK, atëherë ky qenkë institucion që i duhet vënë minat. Nëse fut njerëz kot në burg, manipulon me provat, bën gjyq publik si në kohën e Enverit, atëherë nuk duhet ta vlerësoni. Prandaj them, kjo duket qartë që keni përplasje me SPAK, po thatë s'kemi, hyn në debat absurd.

Ardit Bido: Nisesh nga premisë e gabuar, nuk kam dëgjuar nga asnjë eksponent i PS, të thotë për një vendim final është i saktë apo i gabuar. Nuk ka ndodhur, për ti dhënë mbrojtjen fillestare "foshnjes" që po ndërtojmë, që të mos dëmtohet nga retorika politike. Kur të vijë momenti i konsolidimit, do ta bëjë këtë politika.
Premisa e dytë, është e vërtetë, masat e arrestit janë skandaloze. Është e vërtetë, kjo gjë e dimë, se si rrjedh informacioni dhe përfundon në media. Por të krahasosh me pandëshkueshmërinë dje, me një sistem që nuk ishte nën lupën e shoqërisë dhe me mosndëshkimin e krimit të organizuar, që ndëshkimi është thelluar tani dhe sidomos me korrupsionin që ishte zero…