AKTUALITET, 27 Prill 2024, 23:01

Abilekaj: Veliaj të martën në SPAK, bën kot sikur po shkon vetë, por i çuan fletëthirrjen!

Abilekaj: Veliaj të martën në SPAK, bën kot sikur po shkon

Erion Veliaj të martën do të jetë në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me korrupsionin në bashkinë që ai drejton.

Këtë e ka bërë të ditur me një mesazh në Facebook, gazetari Enton Abilekaj.

Sipas Abilekajt, pasi i ka ardhur fletëthirrja që të paraqitet në SPAK, sot Veliaj na doli në ekranin e tij për të lajmëruar, se gjoja do të shkojë vetë në SPAK për të paraqitur prova.

"Kjo është e frikshme.

Pasi mori fletëthirrjen nga SPAK që të shkojë të martën, Veliaj del tre ditë përpara dhe deklaron që do të shkojë vetë.

Do u japë edhe zyra, edhe info, dosje, pra do të bëhet vetë prokuror i çështjes së Inceneratorëve", shkruan gazetari Enton Abilekaj në Facebook.