TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se protesta kundër Ramës ka potencial të mbijetojë për sa kohë ruan kauzën e saj kundër klasës politike, por paralajmëroi edhe për rreziqet që mund të çojnë në dobësimin e saj. Ai u shpreh se konteksti ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me SHBA-në ndikojnë drejtpërdrejt në klimën politike në vend.
“Sot të gjitha forcat anti-Trump po ndikojnë në zgjedhje kundër Trump, duke e akuzuar si familje mafioze. Kjo është një luftë që ne nuk e përballojmë dot. Ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë me SHBA-në dhe kjo mbështetje i shërben edhe qëndrueshmërisë së protestës.
Protesta ka disa rreziqe. Janë këto rryma që tentojnë herë pas here ta manifestojnë ose ta devijojnë protestën. Manifesti ishte i papranueshëm. Nëse nuk do ta kuptoje thelbin e protestës, mund ta interpretoje krejt ndryshe. Kjo krijon konfuzion dhe largon vëmendjen nga kauza kryesore.
Tjetra është se Edi Rama, si një politikan me shumë përvojë, ka nisur të bëjë përçarjen e protestave. Në momentin që sulmon disa prej protagonistëve, ai fut edhe patronazhistët. Këto janë raste që kanë ardhur si denoncime, por ka edhe shumë raste të tjera. Futja e patronazhistëve dhe e grupeve të caktuara në protestë krijon përplasje që mund ta shpërndajnë atë.
Për aq kohë sa protesta do të ketë vëmendjen që ka sot dhe do të ketë këtë kauzë, që është lufta kundër klasës politike, ajo do të ketë jetëgjatësi. Por nuk e di se sa rezultat do të ketë. Rama, nëse nuk mundet nga kjo protestë, zor se do të mundet nga ndonjë tjetër”- tha Abilekaj.