AKTUALITET, 13 Prill 2026, 22:20

Abilekaj: Magyar triumfoi sepse fitoi besimin e qytetarëve, njerëzit duan njeriun e pakonsumuar, të ndershëm

Abilekaj: Magyar triumfoi sepse fitoi besimin e qytetarëve, njerëzit

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se lëvizjet e reja politike nuk ndërtohen mbi figura të njohura, por mbi kriza dhe kauza që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Abilekaj solli shembuj nga Evropa për të argumentuar këtë qasje. Duke u ndalur te rasti i Hungarisë, ai përmendi figurën e Peter Magyar, për të cilin tha se arriti të ndërtojë një mbështetje të gjerë duke shfrytëzuar një moment kaosi dhe pakënaqësie publike.

“Ka modele të ndryshme të ngritura për arsye të ndryshme. Për shembull, duhet të marrim Syrizën, ajo u ngrit për shkak të krizës. Konteksti social dhe ekonomik është vendimtar në krijimin e alternativave të reja politike.

Peter Magyar e kuptoi që ishte momenti për t’u ngritur me një kauzë dhe ngriti një ortek. Filloi në vitin 2024 dhe në maj fitoi rreth 30% të votave në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Ai nuk erdhi sepse njerëzit e njihnin më parë, por sepse kapi kaosin dhe krijoi një valë që nuk u ndal më.

Ai diskreditoi sistemin dhe bëri atë që nuk e bënin dot partitë e konsumuara të opozitës, që shpesh bashkëpunonin me njëra-tjetrën.

Nuk është model Magyar, por modeli i njeriut që del si i pastër në një sistem të korruptuar dhe që ka guximin të denoncojë atë që opozita nuk e bënte.

Pse fitoi Magyar? E para është besimi i qytetarëve të tu. Një sistem i ndërtuar mbi partinë shtet humbi. Sistemi i patronazhimit PS e mori te Fidezs, se si administrata fitonte 5 vota nga një i punësuar në administratë dhe u rrëzua edhe me Amerikën kundër, por duke qenë i pastër vetë.

Mendoj se karta morale është e para, më e rëndësishme. Karta idelogjike është e njëjta se janë të njëjtë pothuajse. Njerëzit duan njeriun e pakonsumuar, të ndershëm. Nuk ka sjellë asnjë ide të re, ndryshe nga Orban, por ka thënë se do ta çmontojë kapitalizmin e egër të Orbanit”- tha Abilekaj.