TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ngjarjen e fundit të hedhjes së policit Azbi Spahiu nga një pallat në Tiranë, duke theksuar se policia është bashkuar me më të fortët kundër më të dobtëve dhe kjo është një tipar i këtij sistemi.
Ai solli në vëmendje raste si ai i Martin Canit dhe një incident të ndodhur në Tiranë.
Abilekaj shtoi se ky sistem ka krijuar një situatë ku të gjithë janë viktima, përveç atyre që e kanë ndërtuar, siç janë kryeministri dhe grupi i tij i oligarkëve dhe kriminelëve.
“Është pak e çuditshme, sepse ka pasur shumë raste të ngjashme. Ministri përmendi Pogradecin, rastin e Palasës dhe disa raste të tjera, si ai i Martin Canit, që janë tipike. Kur policia e shtetit bashkohet me më të fortët kundër më të dobëtit, kjo është tipike për këtë sistem.
Para disa muajsh, djali i një biznesmeni plagosi tre persona në një lokal në Tiranë, ku ai e nxori pistoletën për t’ua treguar, por e shtypi gabimisht dhe tre persona u plagosën. Ky është një rast tipik ku policia bëhet me më të fortin kundër më të dobëtit.
Në këtë rast, i dobëti ishte një polic që nuk e mbajti dot presionin dhe tentoi të vetëvritej. Unë mendoj ndryshe për vetëvrasjen, por kjo është një çështje tjetër. Fakti është që policia është bërë përsëri me më të fortit.
Kur tenton të mbash një presion të tillë, ndodhin këto ngjarje të papritura. Ky është një sistem ku të gjithë janë viktima, përveç atyre që e kanë ndërtuar, kryeministrit dhe grupit të tij të oligarkëve dhe kriminelëve”- tha Abilekaj.