TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj u shpreh kundër mbylljes së platformës TikTok nga qeveria shqiptare. Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Shqipëria është ndër vendet që nuk ka marrëveshje me platformat digjitale, sepse qeveria nuk do që të ketë marrëveshje me to dhe dëshiron që t’i mbajë marrëdhëniet private.
“Ne jemi ndër vendet që nuk ka asnjë marrëveshje me platformat digjitale. Qeveritë nuk mund t’i kenë të palicensuara platformat digjitale. Pasi marrin licensën duhet të zbatojnë ligjet e Shqipërisë dhe kur ju ankoheni lajmi hiqet ndryshe ju shkoni në gjykatë.
AMA thotë se ka një marrëveshje me TikTok, për të hequr disa video dhe Tiktok është treguar i gatshëm. Ne kemi parë që janë miliona euro që ikin jashtë dhe nuk taksohen dhe nuk rishpërndahen për mediat. Qeveria nuk do që të ketë marrëveshje me to, se do që t’i mbajë private që të kontrollojë Facebook, Instagram”- u shpreh Abilekaj.