AKTUALITET, 12 Prill 2024, 16:43

“A jeni akullore?”, ja si reagon Vangjush Dako pas pyetjes së gazetarëve

“A jeni akullore?”, ja si reagon Vangjush Dako pas pyetjes së

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishte sot i pranishëm në GJKKO, ndërkohë që akuzohet për shpërdorim detyre. Pasi doli nga ambientet e gjykatës, ai u përball me një seri pyetjesh nga gazetarët.

“A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, këto ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigjen e tij.  

Dako nuk preferoi të jepte komente për gazetarët, ndërsa u largua, i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi ndodhet në arrest shtëpie. Mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 prill, kur pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim.