AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 20:00

“A e rrëzuat Ramën?” Paloka i përgjigjet kritikëve për protestën: Demokratët janë përfundimisht të bashkuar! Kryeministri do të trajtohet si armik

“A e rrëzuat Ramën?” Paloka i përgjigjet

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar një natë më parë nga opozita përballë kryeministrisë.

Paloka i ka kthyer një përgjigje kritikëve që pyesin me ironi nëse e kanë rrëzuar kryeministrin Edi Rama mbrëmë, teksa thekson se manifestimi i një nate më parë pati dy mesazhe thelbësore.

“Per ndonje nga ata “ironiket” e deshperuar e te vetmuar qe pyesin : “ A e rrezuat Ramen mbreme?” Manifestimi i protestes mbreme pati dy mesazhe thelbesore per kedo qe ka sy te shohe , vesh te degjoje e mend te kuptoje:

Se pari-demokratet jane perfundimisht te bashkuar ( e jo vetem demokratet) me nje qellim te vetem e te perbashket. Se dyti-Rama per opoziten , por dhe per shqiptaret ne pergjithesi, nuk eshte me kundershtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tille!”, shkruan Paloka.