TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta flet për mediat pas një takimi me kryetarin e PD, Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike ku ka paralajmëruar protesta dhe se opozita nuk heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“E qartë që ne do të ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim në rrugën e zgjedhjeve dhe protestat e zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuiar në çdo qelizë të tij që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë”.
Pyetje: U ra dakord që të enjten të ketë një protestë para Parlamentit?
Ilir Meta: Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD në gjithë kërkesat e saj të drejta dhe legjitime dhe përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz.