AKTUALITET, 30 Mars 2026, 17:31

A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Deputeti i PS: Gjërat që fliten në shtëpi, mbeten aty

A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës?

Deputeti i PS, Erion Braçe, pak para se të futej në seancën plenare, në një komunikim me gazetarët është pyetur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.  

Ai tha se këtë diskutim e ka bërë në mbledhjen e Asamblesë dhe sipas tij gjërat që thuhen në “shtëpi”, duhet të mbeten aty.

“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për ambicie personale. Kam folur brenda Asamblesë së PS dhe mbetet aty”, u shpreh ai.