AKTUALITET, 27 Janar 2023, 14:41

A do të bashkohet PL dhe PD për protesta? Meta: Rama bën mirë ta zgjidhë ndryshimin me një çmim sa më të arsyeshëm për veten e tij

A do të bashkohet PL dhe PD për protesta? Meta: Rama bën

Kreu i PL-së, Ilir Meta u pyet se çfarë komenti kishte për deklaratën e Sali Berishës se me Ramën nuk ka zgjedhje. Pak muaj para 14 majit, Meta tha se për opozitën, ndryshimi do të vijë me çdo çmim.

Meta paralajmëroi Ramën se ndryshimi “bën mirë ta zgjidhë me një çmim sa më të arsyeshëm për veten e tij e të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”.

Pyetje: Berisha tha më herët se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, çfarë do të thotë për ju kjo?

Ilir Meta: Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim.

Çmimin le ta zgjedhë Edi Rama.

Ne çmimin e shpërbërjes së Shqipërisë, shkatërrimin e demokracisë në vendin tonë nuk e pranojmë dhe Edi Rama bën mirë ta zgjidhi me një çmim sa më të arsyeshëm për veten e tij e të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Do të ishte kontribut i tij për reformën në drejtësi.

A do i bashkoheni protestave që ka paralajmëruar PD?

Ilir Meta: Çdo proteste, e jam i sigurt do të bashkohen dhe gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë e do të ketë jehonë mbarëbotërore.