TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.
Basha ka ndarë mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës, ndërsa shprehet se çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar që prej 15 vitesh jemi në NATO.
“75 vjet NATO, aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori!
Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:
“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”
15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar”, shkruan Basha, teksa ka ndarë dhe foton e aktit të anëtarësimit të ekspozuar sot në selinë e NATO-s.
