TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë shkëmbore.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, Ibrahim Dema nga fshati Dome, është gjetur pa shenja jete pranë xhamisë së fshatit.
Mësohet se 65-vjeçari kishte dalë për të mbledhur gjethe të thata për bagëtitë, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në terrenin e vështirë shkëmbor.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet për një aksident.