AKTUALITET, 20 Nëntor 2024, 13:47

“60 kilet e kokainës i kthyem”/ Dëshmon vëllai i Jan Prengës, përmend shumë emra: Duam trupin e vëllait

“60 kilet e kokainës i kthyem”/ Dëshmon vëllai i Jan

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u mbajt këtë të mërkurë seanca e radhës për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmuan dy vëllezërit e viktimës.

Anton Prenga, një nga vëllezërit e Jan Prengës tregoi se pasi ishte njoftuar se Jani ishte marrë peng kishte kontaktuar me vëllanë tjetër Astritin, i cili i kishte thënë se kishin vjedhur një sasi prej 60 kile kokainë në një port jashtë Londrës, të cilin siç tha nuk ishin në dijeni se ishte i disa shqiptarëve.

Ai tha se e kishin kthyer mallin mbrapsh me premtimin se i vëllai do të lirohej, gjë që nuk ndodhi asnjëherë.

"Kam marrë një telefonatë nga nusja e vëllait që Jani është marrë peng. Kam marrë nje telefonatë 2-3 të tilla, por nuk mund ta hapja sepse isha në një mbledhje pune. Pastaj mora vesh qe është marrë peng vëllai im. Unë u kontaktova nga vëllai im Astriti dhe i thash çfarë ka ndodh sepse unë nuk dija gjë fare. Kemi marrë 60 kile drogë më thanë. Për 60 e dija. Nuk kemi lidhje me shqiptarët, por vetëm me anglezët. Okej, unë preva biletën dhe erdha këtu. Te nesermen erdhi shteti, policia e Shqipërisë dhe më morën në pyetje. Unë s dija asgjë. 

Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar në televizor për një kompleks në Shijak. Nuk di më gjë. Shteti nuk më ka dhënë informacione, ato që kam mësuar, i kam marrë vesh nga televizori. Në dijeninë time brenda një jave iu kthye malli. Nuk kam pasur telefonata nga asnjë person për këtë punë. Gëzim Shullanin nuk e kam takuar. Me Astritin takoj rrallë. Kemi diskutuar çdo gjë. Më ka thënë qe e kemi kthyer mbrapsht, e kanë marrë disa polakë. Unë kërkoj vëllain tim, o i vdekur ose si të jetë unë kërkoj vëllain tim. Ato kanë pasur të drejte të kthejnë gjënë, siç e moren", mësohet të ketë thënë ai. 

Poll