TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj siguronin të ardhura duke pastruar puse dhe duke bërë punë bujqësie.
Motra e 33-vjeçarit Bregu që i mbijetoi rënies tregon për mediat se ai bashkë me shokun e tij Besnik Veliaj ishin futur në pus për ta pastruar.
Sipas saj, Bregu dhe Veliaj janë shokë dhe punonin bashkë.
“Pusin e hapën për të vaditur tokën. Vëllai është beqar, të dy janë beqarë. Janë shokë. Janë future për të pastruar pusin. Kanë punuar e më parë. Për t’u ushqyer, korrin bar, punojnë ku këtu, ku atje,” tregon ajo mes lotësh.
Kujtojmë se 33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës.
Policia më pas njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar i cili i nxori dy burrat jashtë pusit.