AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 15:13

21-vjeçarja largohet nga banesa, e ëma denoncon zhdukjen në polici

21-vjeçarja largohet nga banesa, e ëma denoncon zhdukjen në

Një 21-vjeçare e identifikuar me inicialet D.D është larguar nga banesa ditën e djeshme duke mos lajmëruar askënd për vendodhjen e saj gjë që ka vënë në alarm dhe familjen.

Ka qenë nëna e vajzës e identifikuar me inicialet P.D ajo që ka ka bërë denoncimin për zhdukjen e saj në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2022, shtetasja P. D., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja D. D., 21 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.