AKTUALITET, 21 Janar 2026, 11:42

'21 janari'/ Pas homazheve, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK: Takim me prokurorin, dua shpjegime për hetimet! Zëri në audio është identifikuar

'21 janari'/ Pas homazheve, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK:

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika pas zhvillimit të homazheve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për viktimat e 21 jananit, ka mbërritur në SPAK ku ka kërkuar takim me prokurorin e çështjes Alfred Shehu për tu informuar mbi hecurinë e hetimeve.

Nika u shpreh se zëri në audion e dorëzuar prej tij në SPAK dhe e dërguar për ekspertizë jashtë vendi, është identifikuar, por nuk jep më tepër detaje.

“Do të takoj prokurorin për ta pyetur për ecurinë e hetimeve, jemi palë në procesin hetimor dhe janë të detyruar të na japin shpjegime. Nuk kemi informacion deri tani. Janë bërë ekspertimet, zëri është identifikuar i kujt është, janë sekrete hetimore. Kam kërkuar unë takim”, tha Mark Nika.

'21 janari'/ Pas homazheve, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK: