AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 23:04

180 vjet burg për UÇK/ Bushati: Parodia që po ndodh në Hagë, mësimi më i mirë që nuk duhet t'ju sevilosemi ndërkombëtarëve!

180 vjet burg për UÇK/ Bushati: Parodia që po ndodh në

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionni "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për procesin që tashmë po konkludon ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë. 

Bushati tha se ky është një mësim i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, që aleatët duhen trajtuar si partnerë, por jo duke iu servilosur dhe duke pranuar gjithçka, siç ndodhi me Kosovën që pranoi ngritjen e gjykatës speciale. 

"Them se ky gjykim në Hagë, na vlen për të nxjerrë disa konkluzione për veten tonë. Në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në Kosova ka një debat thelbësor politik, duhen ndërmarrë veprimet e qeverisë në rakordim me ndërkombëtarët, apo në partneritet dhe duke mos i dëgjuar shpeshherë. Si u bë Gjykata e Hagës? Thaçi dhe Veseli e votuan. Rama mori avionin për t'ju thënë liderëve kosovarë votojeni këtë gjykatë politike, çfarë na tregon? Na tregon se shpeshherë besimin tonë të verbër te ndërkombëtarët, mund ta paguajme edhe me dënime të tilla si 180 vjet burg.

Jo gjithmonë ndërkombëtarët kanë të drejtë. Parodia që është zhvilluar në Hagë, që bie dakord që është politike, që në ditën kur Thaçi u arrestua se po shkonte të firmoste marrëveshje me Trump dhe deri në fund kur prokurori thotë nuk ka rëndësi se ç’thotë James Rubin dhe Wesley Clark, tregon se është politik gjykimi. Por shpeshherë, nënshtrimi jonë qorrazi, i sovranitetit, që mirëbesimin tonë e përdorin për ekuilibra me Rusinë, Serbinë, duhet të marrë fund. Pardoia në Hagë, është mësimi më i mirë, që aleatët duhet ti respektojmë, por jo të sillemi si servilë.

Duke qenë i bindur se gjykimi është politik, gjykata është e ngjizur politikisht dhe ata njerëz do të dënohen në mënyrë të padrejtë, nuk bie dakord, mbrojtja që zgjodhi Hashim Thaçi.

Ne kishim dy narrativa për Thaçin, ne këtu bëjmë demonstrata dhe themi liria ka emër, ndërsa mbrojtja e Hashim Thaçit thotë, nuk ka qenë komandant, nuk e dëgjonte njeri, nuk ka qenë vendimarrës. Pra liria nuk ka emër, por ne bërtasim, liria ka emër!

Kur jemi të bindur se gjykimi ishte politik dhe vendimi do të jetë politik, ndoshta Thaçi, Veseli dhe të tjerët, do të kishte qenë më mirë të bënin mbrojtje heroike, sesa duke mohuar kontributet e veta", tha Bushati.