AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 18:08

15-vjetori i Pavarësisë/ Begaj takim me Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në dialogun me Serbinë

15-vjetori i Pavarësisë/ Begaj takim me Kurtin: Shqipëria do

Presidenti Bajram Begaj është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në vendin fqinj.

Vizita e Begajt në Kosovë është në kuadër të 15-vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Begaj përshëndeti arritjet e Kosovës për konsolidimin e institucioneve demokratike.

Duke u ndalur tek dialogu Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të jetë krah Kosovës dhe institucioneve të saj në të gjitha sfidat dhe përpjekjet për të zënë vendin që meriton në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale.

Presidenti Begaj theksoi qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin strategjik midis dy shteteve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat.