TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas pak pritet të nisë mbledhja e Komisionit Rregullator, ku do të vendoset në lidhje me specifikimet e fletës së votimit.
Projektvendimi ka një karakter teknik por që mbart rëndësinë e tij në mbarëvajtjen e procesit.
Mësohet se do të specifikohen ngjyrat dhe elementët teknikë dhe të sigurisë sa i përket fletës së votimit.
Një nga risitë e procesit të këtij viti është edhe vota e diasporës, ku mësohet se feta e votimit do të jetë thuajse e njëjtë me atë me të cilën do të votojnë shqiptarët brenda vendit.
Dallimi i vetëm është që në fletën e cila do t’u dërgohet votuesve në diasporë, do të jetë i stampuar ankronimi “VJ”, i cili qëndron për “votues nga jashtë”.