AKTUALITET, 13 Janar 2025, 15:03

11 maji/ Tritan Shehu: PS, fushatë me paratë e korrupsionit dhe presionin ndaj njerëzve

11 maji/ Tritan Shehu: PS, fushatë me paratë e korrupsionit dhe

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu komentoi zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se 70 përqind e votuesve nga diaspora janë pro ndryshimit dhe rotacionit politik.

Ai shtoi se Paria Demokratike është duke punuar shumë sa i përket fushatës, por ka shtuar se po përballet me një parti në pushtet që shfrytëzon paratë e korrupsionit dhe presionin ndaj njerëzve për të shtuar ndikimin e tyre.

“Të gjithë ne duhet të mobilizohemi për të sensibilizuar shqiptarët që jetojnë jashtë që të votojnë për ndryshimin e madh që vendi ynë do të realizojë më 11 maj.

PD është në ritme pune të fortë, në të gjitha strukturat, në kontakt me njerëzit etj. Vota e emigrantëve sukses historik, shumë e rëndësishme për ndryshimin politik të Shqipërisë.

70 përqind e emigrantëve duan ndryshimin, ndaj po bëjmë gjithçka që të përfshihen në proces që të bëhen bashkëfitues në përmbysjen e regjimit. PS po punon duke shfrytëzuar paratë e korrupsionit dhe presionin ndaj njerëzve, një fushatë siç është mësuar ta bëjë gjithmonë.