AKTUALITET, 14 Shkurt 2025, 21:52

'11 maji'/ Strategu i Trump krah Berishës në fushatën elektorale, Mediu: Nuk është lobim, pritet të vijë edhe Tony Fabrizio

'11 maji'/ Strategu i Trump krah Berishës në fushatën

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, foli sot në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo në News 24 për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, strategu i presidentit, Donald  Trump, i cili do të drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Mediu tha se LaCivita dëshiron të sjellë një frymë ndryshimi në vendin tonë.

Ndërsa thekoi se ardhja e strategut të presidentit Trump në Tiranë nuk është lobim.

Ai njoftoi gjithashtu së në Tiranë do të vijë edhe Tony Fabrizio, një tjetër republikan,i cili u angazhua në fushatën elektorale te Trump në vitin 2016 dhe në vitin 2024.

 “Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio”, tha Mediu.