AKTUALITET, 8 Qershor 2026, 23:32

"10 mijë euro shpërblim për ta kapur, shumë i rrezikshëm!"/ Hoxha për vrasjen në Kamëz dhe autorin në arrati

"10 mijë euro shpërblim për ta kapur, shumë i

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emsionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vrasjen e ndodhur në Kamëz. 

Hoxha tha se autori i dyshuar vrasjes, Sadik Llanaj, është në arrati dhe se konsiderohet mjaft i rrezikshëm, ndaj policia kërkon informacion nga qytetarët, por u ka bërë thirrje që të mos i afrohen. Policia ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim 10 mijë euro. 

"Ngjarja e Kamzës, autori dhe viktima e njihnin njëri tjetrin. Mënyra si ka ndodhur ngjarja, ka qenë çështje fati që nuk ka patur më shumë se një të vrarë. Autori ka precedentë penalë, është i skeduar, është marrë me trafik lëndësh narkotike. Viktima është Ardian Balloshi, 27 vjeç, nuk ka arritur të shkojë gjallë në spital. 

Policia menjëherë pasi ka bërë identifikimin e autorit, ka kërkuar për rrezikshmërinë e tij, të mos reagojnë qytetarët, të mos bëjnë veprime ndaj tij pasi është i armatosur. Ka kërkuar dhe ka nxjerrë RENEA. Është vënë shpërblim 10 mijë euro.

Policia doli direkt me deklaratë duke bërë identifikimin e personit, nxorrën edhe shpërblimin. Kushdo që e sheh personin të mos i bjerë në sy por të njoftojë policinë. Kjo i bën qytetarët të jenë të ndjeshëm. Së dyti ai përbën rrezikshmëri për qytetarët.

Ende për motivet policia nuk ka dhënë ide se për çfarë është. Konflikti nuk është i sotëm, ka më shumë se dy vjet. Kanë qenë fqinj. Ai ka qëlluar nga makina dhe vetëm me një plumb e ka goditur në kokë dhe e ka vrarë viktimën", deklaroi Hoxha.