AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 22:09

"10-15 policë e shtypën, i ra të fiktë"/ Flamur Noka tregon gjendjen e Gjekmarkajt në spital: Narko-policia gënjeu!

"10-15 policë e shtypën, i ra të fiktë"/ Flamur

Flamur Noka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili përsoi gjendje të fikti gjatë protestës së opozitës, në momentet kur protestuesit po përplaseshin me policinë. 

Noka tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj Gjekmarkajt dhe se ky i fundit dyshohet se ka fraktura në brinjë dhe probleme me tensionin. 

"E gjithë dhuna është dirigjuar nga drejtuesit e policisë. Unë sa po vij nga Spitali Ushtarak, gjendja e tij është shqetësuese. Policia thotë sikur zotit Gjekmarkaj nuk i ka ndodhur asgjë.

Policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund. Një ngjarje e dhënë live, kanë parë njerëzit dhunën, policia mashtron. Policia thotë se Gjekmarkajt i ka rënë të fiktë dhe nuk ka patur asnjë lidhje me dhunën policore.

Tani që po vij këtu, në spital po i bëhej radiografi të brinjve. Kishte goditje, dyshohet për fraktura të brinjve. Tensionin e ka 18, ka qëndruar i shtypur nga policët mbi 10-15 policë e kanë shtypur, uroj të mos ketë fraktura.

Urojmë ta kalojë shpejt, imagjinoni gjendjen e nënkryetarit të Kuvendit t Shqipërisë. A mund ti besojnë shqiptarët narkopolicisë?", tha Noka.