AKTUALITET, 2 Maj 2024, 14:31

“1 mijë euro për një hektar vreshta”, Meta rendit masat për të ndihmuar bujqësinë: Nuk do të hidhen më mollë në rrugë

“1 mijë euro për një hektar vreshta”, Meta rendit

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën tij në një konferencë për mediat, ka renditur masat që do të merren nga PL për të ndihmuar bujqësinë dhe blegtorinë në vend.

“Do të heqim zgjedhën tatimore. Ne me politikat tona mbështetëse, do të katërfishojmë bagëtinë e imëta.

Për çdo hektar perime në fushë do të paguhet 500 euro, për çdo hektarë perime në serë do të paguhen 900 euro. Sot është zero.

Për çdo hektar bimë aromatike dhe bujqësore do të paguhen 500 euro.

Për çdo hektar vreshtat do të paguhen 1 mijë euro”, tha Meta.