AKTUALITET, 28 Mars 2023, 18:37

“Terrorizëm shtetëror”, Nikoll Lesi tregon episodin e djegies së redaksisë “Koha Jonë”: Ishte prokurori Hajdari që vërtetoi se SHISH ishte i implikuar

“Terrorizëm shtetëror”, Nikoll Lesi tregon episodin e

Nikoll Lesi, në një intervistë dhënë së fundmi në Top News, ka treguar episodin e djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë”.

Ai u shpreh se akti ishte një terrorizëm shtetëror, e faktuar edhe më vonë nga prokurori i kohës, Shkëlqim Hajdari.

“Rasti i djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë” më 2 mars 1997, ishte terrorizëm shtetëror, sepse është vërtetuar edhe më vonë nga prokurori i kohës, Shkëlqim Hajdari, që ishte policia e shtetit, garda e shtetit dhe shërbimi sekret.

Ishte shërbimi sekret, ose SHISH i kohës që hynë në redaksinë tonë, dhe rrahën dhe masakruan gazetarin Zamir Dule, i cili që në atë kohë është në pension të përjetshëm sepse është goditur dhe sakatuar, është jashtë realitetit për arsye të dhunës shtetërore. Ky ishte akti i parë ndaj media Koha Jonë, që ishte terrorizëm shtetëror”, u shpreh Lesi.