AKTUALITET, 15 Prill 2024, 22:18

"Sulm serioz që ka patur qëllim të shkaktojë dëme!"/ Sejamini flet për sulmin e Iranit ndaj Izraelit

"Sulm serioz që ka patur qëllim të shkaktojë

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  ka folur për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e quajtur një sulm serioz dhe me qëllim për të krijuar dëme dhe jo vetëm një sulm simbolik.  

"Është një ngjarje që analizohet në vazhdimësi sepse ka frikë se mund të ketë përshkallëzime.

Distanca më e afërt mes Iranit dhe Izraeli është 1000 km. Ka qenë sulm ajror, janë hedhur dronë, raketa balistike, që në momentin e parë shtyhen me forcën e mjetit që e lëshon pastaj kanë lëvizje të lirë, por janë përdorur edhe raketa të drejtuara. Irani ka përdorur të gjithë mjetet e veta që ka.

Ka një farë dakordësie, që ka qenë një sulm serioz dhe ka patur qëllim për të shkaktuar viktima. Një arsye që jepet për këtë fakt, është që raketat që janë vendosur në Perëndim të Iranit janë rreth 100, i gjithë arsenali. Ekspertët thonë se ka qenë sulm serioz, që ka patur për qëllim të shkaktojë dëme.

Që pasi Izraeli sulmoi konsullatën iraniane në Damask, të gjithë kanë menduar se Irani duhet të reagojë, por do të jetë simbolike. Por siç e thashë, ky intensitet i sulmit i ka suprizuar.

Nga pikëpamjë propagandistike, mediat iraniane e kanë pasqyruar si një operacion të suksesshëm. Por, mediat perëndimore, është që ka qenë sulm i përballuar me sukses nga mbrotja izraelite, bashkë me aleatët. 99% e mjeteve ajrore që u lëshuan, janë shpartalluar pa prekur tokën. Vetëm 2-3 mjete kanë prekur tokën. Ka vetëm pak dëmtim të një baze ushtarake dhe lëndimin e një vajze që ka lëndime të rënda.

Deri para se të ndodhte ky sulm nga Irani, ka patur një opinion publik që po rritej kundër Izraelit dhe kundër përpjekjeve të Izraelit në Gaza. Ka patur presion në rritje të publikut amerikan për të ndërprerë këto aksione. Ky sulm e ka tranformuar situatën. Ka një qëndrim të publikut pro Izraelit. 

Pasi pati disa lajme që qeveria amerikane po tregohej e ashpër me Netanyahun, sot kemi shprehje të tilla që uniteti i SHBA dhe Izraelit është i hekurt.

Këto kriza në botë e bëjnë stabilitetin në Ballkan, gjithmonë e më të rëndësishme", tha ndër të tjera Sejamini.