TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte nga një atentat që i është bërë në hyrje të qytetit të Lezhës.
Mësohet se ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gega, është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.
Gega është paraqitur në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo gjendja e tij shëndetësore.