AKTUALITET, 12 Janar 2025, 21:27

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, zbulohet identiteti i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myrte Zeneli,” pranë “Pallatit me Shigjeta”, mbrëmjen e sotme, teksa raportohet se një automjet me drejtues shtetasin Bujar Nasufi, 56 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.

Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po ushtron kontrolle të imtësishme për të ndalur përgjegjësit.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të veprimeve hetimore paraprake.

"Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën", njofton Policia.