TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe analisti Ergys Mërtiri debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për efektin që ka protesta me bllokime rrugësh në Tiranë, në kuadër të mosbindjes civile. Ndëersa Mërtiri u shpreh se këto bllokime i vënë qytetarët kundër opozitës, Noka u shpreh se kjo mosbindje civile është edhe një apel për qytetarët.
Pjesë nga biseda
Noka: Revolta po zien.
Mërtiri: Dakord që ju po i bëni këto. Pyetja që shtrohet është pse po i bëni? Çfarë arrini, çfarë fitoni? Ja i bllokuat tre orë në në trafik ua sollët në majë të hundës. Ju thoni se po bllokoni rrugët, por rrugët i ka bllokuar Rama me këtë trafik që ka bërë 24 orë. Tani shkoni edhe ju dhe 3 orë të tjera. Unë mendoj se policia që gërricet me ju që as ju largon as ju lë, atë do që të rrini aty dhe të mërziten njerëzit me ju. Pasojat janë mbi kredencialet tuaja.
Noka: Kjo është sipas Ergysit.
Mërtiri: Sipas meje, ishalla e kam gabim.
Noka: Realiteti është ky: ne jemi aty jo për veten tonë. Kjo mosbindje civile është edhe një apel për qytetarët.
Mërtiri: Dakord, por cili është thelbi i kësaj?
Noka: Ergys kjo forca jonë politike është forca e të pamundurës. A besonte kush që kjo forcë më 9 shtator 2021 do të ishte alternativa e këtij narkopushteti. Të gjithë menduan se kjo u shkërmoq, u shkatërrua.
Tela: Pyetja është nga 9 shtatori kjo parti është zgjeruar, apo është tkurrur?
Noka: Më thuaj një argument pse e sheh të tkurrur ti?
Tela: Sepse janë krijuar edhe segmente të tjera të asaj forcës së para 9 shtatorit.
Mërtiri: Është tkurrur se vjet më 14 maj morët 30-35 për qind.
Noka: Ergys, unë e di që ka vullnete që duan ta shohin këtë parti të tkurrur.
Mërtiri: Jo, unë dua që të bjerë Edi Rama, por kjo që po shoh unë e mban Edi Ramën në pushtet.
Noka: Sipas teje, jo sipas shqiptarëve.