TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Daniel Manushi 23 vjeç nga Tirana është autori i plagosjes së policit të komisariatit numër 1, Ermal Bregu.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi Ermal Bregu rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë. Shtetasi Ermal Bregu është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dëshimtarët thonë se i riu, autor i atentatit, njihet në zonë si pjese e grupit të “Gangstave” të cilët bëjnë një jetë të lëvizhme dhe pa rregulla. Në profilin e tij në facebook vërehen vetem postime me grupin e tij prej 5 vetash si dhe foto me armë të llojeve të ndryshme si dhe foto me kapuça në kokë.
23 vjeçari banor i zonës është shpallur në kërkim ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë dytësore tek parku i Autobusave.
/TPZ.AL/
[gallery columns="1" ids="27886,27887,27885"]