TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë “Foltoreve” të Sali Berishës, nuk kanë munguar asnjëherë deklaratat surprizuese të militantëve.
Nuk kishte si të ishte ndryshe edhe në Foltoren e Kamzës, ku pati disa prej këtyre deklaratave, por mbi të gjitha shprehje dashurie e shfrenuar për Sali Berishën.
Një grua, e cila tha se ishte me origjinë nga Shkodra e ka “bombarduar” ish kryeministrin, me aq shumë dashuri, sa doktori mbeti pa fjalë. Gruaja i tha Berishës, që e ka parë dy vjet rresht në ëndërr, sikur rikthehet në PD, pra bëhet kryetar i saj.
Ndoshta po afron dita që ëndrra t’i bëhet realitet…
“Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, i kam shpirt, i kam zemër, i kam në gjak, siç i kanë gjithë ky popull që ndodhet sot këtu. Kam ardhur sot në mbështetjen tënde, erdha edhe ditën e parë tek Rogner.
Prej dy vitesh, je në ëndrrat e mia që do t’i rikthehesh Partisë Demokratike. Shpreh gatishmërinë, vendosmërinë, që të shkojmë drejt një fitore të Partisë Demokratike, për shumë pak ditë“. /TPZ.al/