TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha, gjatë Foltores së Lezhës, ka komentuar debatin rreth emërtimeve “Prindi 1 dhe Prindi 2” në dokumentat zyrtare, që ka shpërthyer kryesisht në rrjetet sociale. Berisha tha se kjo është një nismë e Edi Ramës.
Deri më sot, asnjë politikan apo organizatë, përfshirë ato LGBT, nuk e kanë marrë përsipër një propozim të tillë, por Berisha i’a ka faturuar gjithsesi, Edi Ramës. Ai ka deklaruar se shqiptarët e kanë familje qëndrore, më shumë se çdo komb tjetër në planet…
“Shndërrimi i prindërve në numra, akt amoral, i turpshëm, të cilin, e ka diktuar direkt Edi Rama.
I them Edi Ramës, ngjyrat e flamurit të partisë së tij mund ti ndryshojë, por me familjen shqiptare nuk mund të luajë kurrë.
Ne, çdo komb ka virtytet, traditën, por asnjë komb, nuk e ka familjen aq qëndrore sa ne.
Mos luaj me vlerat familjare se do të përgjigjet shumë rëndë. Akt i turpshëm. Ka vetëm imoralitet në aktin e tij“, deklaroi Berisha.