AKTUALITET, 14 Tetor 2021, 11:41

Rama-Bashës: Arsyeja përse energjinë e shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë

Rama-Bashës: Arsyeja përse energjinë e shesim lirë dhe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot në Kuvend tha se nuk ka krizë energjetike duke akuzuar për keqmenaxhim, pasi sipas tij Shqipëria e shet energjinë me 70 mln euro dhe e blenë me 200 mln euro.

Kryeministri Edi Rama e pranoi, por rrëfeu arsyen që sipas tij energjia është shitur lirë dhe është blerë shtrenjtë.

Thua zbrazët, çfarë zbrazëm, doni t’i bëni shqiptarët për budallenj dhe pas zgjedhjeve zgjoheni të habitur dhe pastaj filloni me masakrat, cilat masakra? Ju thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Po sigurisht.

Ky është fakt publik për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limit të lejuar nga siguria e digave dhe kur uji vjen nga qielli më shumë sesa mban limiti duhet ta derdhim, e keni derdhur ju, keni bërë katastrofa paaftësie, por ne ndryshe nga ju Skavicën e nxorëm nga sirtari, që është një projekt me SHBA-në që është në proces.

Plus ndërtimi i kapacitetit për rezervë do të na bëjë të vendosim kur e shet energjinë, jo nga halli ku të shkojë ujin, por duke ndjekur momentin që kërkesa është më e lartë. Natyrisht që kur shesim energjinë kërkesa është e ulët, pasi rreth e rrotull ku blihet energjia jonë moti është i njëjtë” tha ai.

Por kush do ta mbajë barrën e krizës? “Do të bëjmë një konsultim kombëtar me shqiptarët se kush duhet ta mbajë barrën dhe si duhet të shpërndahet barra” tha Rama.

“Ju duhet t’i vendosni vetes një moratorium heshtje për energjinë për 10 vite” tha më tej Rama për opozitën.