TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në kryeqytet.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona me inicialet A.N (27 vjeç) dhe Zh. V. (25 vjeç).
Policia ka mbërritur në vendngjarje, pas marrjes së një telefonate për të shtënat, dhe po kreh zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, shërbimet policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli në kryeqytet për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Tiranë – Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.