AKTUALITET, 12 Tetor 2021, 22:51

Të shtëna me armë tek “Komuna e Parisit” në Tiranë

Të shtëna me armë tek “Komuna e Parisit” në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Policë të shumtë të mbledhur në vendngjarje, përkatësisht te lulishtja e “Komunës së Parisit”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

~tpz.al~