TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në mbrëmje Kombëtarja Shqiptare pret në takim Poloninë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e botërorit.
Teksa na ndajnë pak orë nga sfida që do të luhet në “Air Albania”, atmosfera kuqezi ndihet në rrugët e kryeqytetit teksa tifozët nisen drejt stadiumit.
Edhe Presidenti Ilir Meta, ka publikuar në rrjete sociale një foto me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, Paëel Michalak.
Siç shihet, kreu i shtetit dhe Konsulli i Nderit kanë vendosur shalle kuqezi duke pritur nisjen e sfidës.
“Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Pawel Michalak” – tha Meta.