AKTUALITET, 12 Tetor 2021, 12:42

Prej pesë ditësh e humbur, apeli i familjarëve të 71-vjeçares nga Vlora: Na ndihmoni ta gjejmë

Prej pesë ditësh e humbur, apeli i familjarëve të

Një 71-vjeçare nga Vlora prej pesë ditësh rezulton e humbur në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për shtetasen Nadire Nelaj, e cila kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.

Kanë qenë familjarët e zonjës ata që kanë bërë publike rastin, ndërsa apelojnë për ndihmë nga qytetarët.

Ata ftojnë qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e zonjës, të njoftojnë.

Ndonëse familjarët e Nelajt kanë bërë denoncim për rastin në polici, ende nuk është rënë në gjurmët e saj.

Sipas familjarëve, e moshuara tre muajt e fundit kurohej nga ankthi, ndërkohë që në momentin që është larguar nga banesa kishte veshur një palë pantallona blu dhe një xhup ngjyrë bezhë.

Numri i telefonit ku mund të kontaktoni: 0682222078